Shiu vjetor i meteorëve Perseid ka ndriçuar qiejt anembanë botës për kënaqësinë e adhuruesve të astronomisë, si dhe romantikëve që mundën të shihnin yjet teksa binin.
Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Meteorët, siç shkruan BBC, goditën atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215,000 km/h, ndërsa parashikohet që në një orë të kenë rënë 100 meteorë.
Fotot i ka postuar dhe Edi Rama. Mbrëmë në një nga ngjarjet astronomike më të pritshme të vitit, shiu vjetor i meteorëve Perseid shndriti qiellin në të gjithë botën me meteorë që goditën atmosferën e Tokës në shpejtësi prej 134,000 milje në orë (215,000 km/h).








