Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fenomeni i përndjekjes, më shumë në Korçë dhe Fier

19:46 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
njerez rruge e1653311608348
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa e gjejnë njëri-tjetrin dhe përfundojnë në martesë, por është edhe ana tjetër, e atyre që ndahen. Mes tyre apo kujtdo që refuzohet, ka nga ata që kthehen në ankthin më të madh të ish partnerit. Prokuroria numëron 164 persona të denoncuar për përndjekje nga njëri prej partnerëve, që ka vrapuar në polici duke rrëfyer se si nga ankthi ndryshoi stilin e të jetuarit.

Por 66-vjeçari edhe pse i martuar akuzohet se e përndoqi një vajzë të re për 4 vite me radhë. Në disa raste ai i shkroi mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo krijonte një lidhje tjetër. Burri për një kohë të gjatë frekuentoi të njëjtat vende ku qëndronte edhe e reja, për të cilën nëna e saj kujton në polici se e njohu mbasi familja i kishte sygjeruar të hynte në politikë sepse gjente punë të mirë. E reja thotë në fashikullin që Top Channel disponon.

“Personin e kam njohur në zyrat e forumit rinor të një partie Socialiste ku ai ishte një ndër drejtuesit. Më premtoi se me mbylljen e rezultatit të zgjedhjeve do më ndihmonte të punoja si drejtoreshë në një institucion”.

Por vajza jo vetëm që nuk u punësua, por ajo u nda nga i dashuri dhe më pas mori mesazhe kërcënuese e ndjekje këmba këmbës. Nën sugjerimin e familjes se po mashtrohej, e reja ndryshoi adresë duke u punësuar diku tjetër. Ndërkohë që i tha policisë se për shkak të shqetësimeve u shtrua në spital mbasi kishte tentuar të vetëvritej. I dyshuari u arrestua për përndjekje dhe aktualisht mbahet nën arrest shtëpie me vendim gjykate. Por edhe 66 vjecari ka dhënë versionin e tij për policinë duke kujtuar se kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe se me vajzën pati një lidhje pesë vjeçare, në fund të të cilës e telefononte për ta pyetur mbi jetën.

Përndjekja parashikohet në Kodin Penal si një vepër kundër moralit dhe dinjitetit. Prokuroria e përgjithshme deklaron se krahasuar me dendësinë e popullsisë për 100 mijë banorë, ky krim rezulton më tepër i kryer në qytetin e Korçës dhe të Fierit. Megjithatë të njëjtat të dhëna të prokurorisë së përgjithshme veçojnë se më të ndërgjegjësuarit për të denoncuar vijojnë të jenë banorët e Tiranës.

Njerez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.