Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Spitalet në Arizona tejmbushen me pacientë që vuajnë nga goditjet e nxehtësisë

21:05 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
temperaturat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa bota regjistroi muajin më të nxehtë të të gjitha kohërave në korrik, qyteti jugperëndimor amerikan Finiks në shtetin e Arizonës theu rekordin e të nxehtit të regjistruar në këtë shtet të vitit 1974, me temperatura mbi 43°C për 31 ditë rresht.

Mjekët në Finiks thonë se ky ka qënë viti më i vështirë për spitalet e mbushura me pacientë të shtruar nga sëmundje që lidhen me temperaturat e larta.

Betoni në rrugë regjistroi 66°C, trupat e punëtorëve në natyrë arritën në 41°C dhe njerëzit e pastrehë, të rrethuar nga sipërfaqe të nxehta deri në 62°C. Punonjësit shëndetësorë thonë se spitalet janë mbushur me pacientë që vuajnë nga goditja e nxehtësisë, ndonjëherë kërcënuese për jetën.

“Është një kohë shumë, shumë shqetësuese. Ne nuk kemi qenë kaq të zënë me këtë numër pacientësh që janë kaq të sëmurë që nga pandemia COVID”, thotë mjeku Frank LoVecchio në spitalin ‘Valleywise Health’ në Finiks.

Për të ulur sa më shpjet që të jetë e mundur temperaturat e tyre, pacientët futen në një shtresë akulli të përzier me ujë.

“Gjëja që ul temperaturën më shpejt është akulli i përzier me ujë. Kjo nuk është për të gjithë, është për pacientët që vijnë me temperatura super të larta dhe zakonisht pa ndjenja”,- thotë mjeku Frank LoVecchio.

Arizona nxehtesua spitalet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.