Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes gjinisë së njëjtë

23:57 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se derisa ai të jetë president nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë. Sipas tij, nënshkrimi i një ligji të tillë do të krijonte “një lloj gjinie të tretë ku ju nuk jeni as burrë e as grua”.

Duke folur për televizionin Pink, Vuçiq tha se i ka kërkuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që të mos e nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë për aq kohë sa ai të jetë president, duke theksuar se “unë kam faj” që një ligj i tillë nuk është proceduar nga Qeveria serbe, raporton Beta.

Ai shtoi se kritikat e Bashkimit Evropian duhet të drejtohen tek ai dhe jo te Bërnabiqi, e cila, sipas Vuçiqit përkrah një ligj të tillë.

Vuçiq tha se Serbia është një shtet me shoqëri tradicionale dhe se atij nuk i prish punë nëse dikush i përket komunitetit LGBT+.

Miratimi i ligjit për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë është një prej kërkesave kryesore të komunitetit LGBT+ në Serbi.

Kjo kërkesë është përsëritur në çdo Paradë të Krenarisë të mbajtur në Beograd që nga viti 2017 dhe ligje të ngjashme janë miratuar nga shtetet në rajon, përkatësisht nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Debati publik për draft-ligjin për bashkime mes gjinisë së njëjtë përfundoi në mars të vitit 2021. Sipas procedurave, ky draft-ligj duhet të miratohet nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Serbisë. Megjithatë, ligji nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit të shtetit.

Ligji kundërshtohet nga partitë e krahut të djathtë, Kisha Ortodokse Serbe dhe nga një pjesë e shoqërisë.

martesa Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ Kurti: Ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

13:39 / August 2, 2026

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

17:10 / August 1, 2026

Akuzohej për skandal të madh korrupsioni, lirohet nga burgu ish-presidenti peruan

15:06 / August 1, 2026

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, 50 humbin jetën! Sanchez nxjerr ushtrinë në terren

17:29 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.