Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot nis provimi për studentët e Mjekësisë, veç 400 kuota! Nënshkruajnë kontratën e punësimit

08:08 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë nis provimi i informatizuar për studentët e Mjekësisë. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës. Për të hyrë në provimin e informalizuar studentët e Mjekësisë do të paguajnë 5000 lekë. Provimi do zhvillohet në QSHA dhe do zgjasë nga e hëna, datë 14 deri më datën 23 gusht.

Maturanti duhet të paraqitet 30 minuta para se të nisë provimi, oraret e së cilit varjojnë nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 14:30. Maturanti duhet të ketë me vete edhe mjet identifikimi, ID ose pasaportë. Faturën e tarifës që ka paguar në bankë. Njëjtë si ne provimet e maturës nuk do lejohet as celulari, ndalohet komunikimi me të tjerë, ndalohet lëvizja nga tavolina.

Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Këtë vit, studentët e Mjekësisë do të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për punësim të detyrueshëm. Projektligji parashikon që të gjithë ata kandidatë, maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

mjekesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.