Këtë të hënë banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.
Ata kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.
Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh, të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aksë nga Bajram Curri në Fierzë.
