Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD thirrje SPAK: Të nisin hetimet për kullën pas TKOB

14:07 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Karabina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi kullën që do të ndërtohet pas TKOB, por edhe për të tjera ndërtime në kryeqytet.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina kujtoi kërkesën që kishte dorëzuar selia blu lidhur me financimin e kullës në qendër të Tiranës.

Sipas PD-së, “Ndiq paranë” është skema më e mirë për të demontuar paratë e pista me të cilat financohen ndërtimet, politika, blerja e votës e shumë shërbime të tjera që tashmë janë në dispozicion të Qeverisë Rama.https://www.youtube.com/embed/TrAtJ-Biskw?feature=oembed

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike ka dorëzuar javën e kaluar në SPAK një kërkesë për të hetuar lidhur me financimet e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB).
Të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar.
Nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet.
Partia Demokratike i kërkon dhe njëherë SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi këtë investim gjigand, por dhe për të tjera anekënd kryeqytetit.
Dhe në këtë betejë kundër korrupsionit, Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes.
“Ndiq paranë” është skema më e mirë për të demontuar paratë e pista me të cilat financohen ndërtimet, politika, blerja e votës e shumë shërbime të tjera që tashmë janë në dispozicion të Qeverisë Rama.
Ndaj, Vetting në politikë dhe miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëvë të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive është domosdoshmëri jetike për fatet e zhvillimit të vendit.
Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbimi i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare.
Faleminderit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

10:16 / November 4, 2026

Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027, sot dalin afatet për çdo kapitull

10:04 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.