Sikundër u paralajmërua, sot në Himarë po zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.
Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia” në Pedonalen Qendrore të qytetit.
Siç thuhet në njoftimin e organizatës, tubimi organizohet pasi përfundon afati tremujor i përcaktuar me Ligjin Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak.
Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë lirimin e Belerit.
