Qytetarë dhe zyrtarë të lartë greke kanë nisur protestën këtë të hënë në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
I pranishëm në këtë protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.
Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, deri më tani, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i kanë dhënë leje për të kryer betimin.