Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzohet për spiunazh, ambasadorja amerikane viziton në burg gazetarin e dënuar në Rusi

22:42 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
i burgosuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy e ka vizatuar në burg gazetarin e të përditshmes amerikane Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Kjo është vizita e tillë e tretë që realizohet, prej burgosjes së gazetarit në mars, nën akuzat për spiunim, të cilat ai i hedh poshtë.

“Ambasadorja Tracy ka thënë se Evan vazhdon të gëzojë shëndet të mirë dhe është i fortë, pavarësisht rrethanave”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se Uashingtoni pret që Moska të vazhdojë të ofrojë qasje në vizita.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Federatës Ruse që ta lirojë menjëherë Evan Gershkovichin dhe ta lirojë shtetasin tjetër amerikan, Paul Whelan, i cili është burgosur gabimisht”, ka thënë mes tjerash zëdhënësi.

Rusia ka thënë se e ka zënë Gershkovichin duke tentuar që të sigurojë sekrete ushtarake, sa ka qenë në një udhëtim në qytetin rus Jekaterinburg, mirëpo nuk ka ofruar dëshmi për ta mbështetur pretendimin.

Whelan, ish-pjesëtar i marinës amerikane, është ndaluar në Moskë më 2018 dhe tani e vuan një dënim prej 16 vjetësh nën akuzat për spiunim. Rusia është pajtuar në të kaluarën që t’i këmbejë të burgosurit me Shtetet e Bashkuara.

Rasti i fundit ka qenë vitin e kaluar, kur ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner, është këmbyer me Viktor Bout, trafikantin rus të armëve, i cili ka qenë i dënuar në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Moska ka thënë se nuk do të mund të ndodhë këmbimi i Gershkovichit derisa të merret ndonjë vendim për të, ndonëse nuk është caktuar data e nisjes së gjyqit.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë dekada, si pasojë e nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Evan Gershkovich lynne tracy vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.