Një tjetër banor ka treguar versionin e tij për vrasjen mbrëmë në fshatin Homesh të Bulqizës. Ai tha se pak para se të ndodhte krimi, kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin. Autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.
“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.
E gjithë kjo situatë është si në Afganistan, edhe pse krahasimi nuk ka sens, veprimet të çojnë në Kabul. Aty ku talebanët kanë rrëmbyer shtetin, e në Shqipëri bandat kanë marrë kontrollin. Vrasje, rend zero dhe pasiguri për jetën. Një pjesë e mirë e shoqërisë po e kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Natyrisht aderimi në strukturat Europiane bën që Shqipëria të mos dënojë aplikimin kapital me pushkatim, por asnjë pengesë nuk ka që njerëzit që kryejnë vrasje me paramendim të dënohem me burgim të përjetshëm.
