Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti kroat kritika Greqisë për huliganët e arrestuar: U shpërndanë nëpër burgje për t’u përdhunuar

11:57 / August 15, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zoran Milanovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ngjarjes së javës së shkuar në Athinë, ku një tifoz i AEK-ut u masakrua për vdekje nga grupi i huliganëve “Bad Blue Boys”, që mbështesin Dinamon e Zagrebit, raportet greko-kroate nuk duken aspak të ngrohta.

Pas arrestimit nga autoritetet greke të mbi 101 tifozëve kroatë, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka shpërthyer në kritika. Në reagimin e fundit, ai thotë se autoritetet greke po i trajtojnë tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një njësi e robëruar”, theksoi Milanovic.

Sipas tij ky qëndrim nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. “U shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”, është shprehur më tej Presidenti kroat. Ai ka nënvizuar edhe se UEFA dhe Bashkimi Europian duhet të marrin masa për mënyrën si po vepron Greqia me tifozët kroatë.

Zoran Milanoviç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.