Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, Etjon Lazri, pasi në janar të vitit 2020 aksidentoi për vdekje shtetasit Erion .B 36 vjeç dhe Hidajete .S 72 vjeçe.
Viktimat po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.
