60-vjeçari Thodhori Mërkuri plagosi rëndë efektivin e policisë Redin Caushaj, i cili edhe pse jkashtë shërbimit, ndëhyri për të shuar sherrin ku ishte i përfshirë 60-vjeçari. Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin, i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. Thodhori Mërkuri u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
