Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berlin: Merkeli do të takohet më 29 prill me Ramën

20:43 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AngelaMerkelEdiRama23PJeTC2oUkm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjenda zyrtare e takimit të 29 prillit që do të mbahet në Berlin me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron, tashmë dihet.

Kancelarja gjermane të parin që do ta takojë të hënë në orën 16:00, do të jetë kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të cilin do të zhvillojë një bisedë të shkurtër.

Pas kryeministrit maqedonas, Merkel do të takohet kokë me kokë në orën 16: 25 me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilin do të zhvillojë gjithashtu një bisedë të shkurtër.

Pasi të përfundojë këto dy takime bilaterale, Merkel do të mbajë një takim vetëm me presidentin e Francës, Emanuel Makron, në orën 17:00, për të cilin gjithashtu është raportuar se do të mundohet ta bind që të jetë në një linjë me Berlinin zyrtar sa i përket idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim i tyre, sipas agjendës zyrtare do të pasohet me një konferencë të përbashkët për media, në orën 17: 15 minuta.

Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të takohet në një takim pune me liderët e përfaqësuesve të Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17 : 30.

Ky takim pune do me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17 e 45 dhe do të zgjas deri në orën 19 e 30. Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune.

Sipas agjendës ky takim do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet për  stabilitetin e rajonit, në mënyrë të veçantë për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në orën 19 e 30 më do të realizohet fotografimi ‘familjar’. Megjithatë nuk dihet ende nëse do të ketë takime bilaterale me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Vlen të theksohet se zyrtarisht në Samitin e Berlinit, nuk është ftuar kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili deri më tani është i vetmi lider i BE-së që ka dalë hapur në mbështetje të korrigjimi të kufijve, gjithashtu nuk është ftuar asnjë përfaqësues nga Italia, edhe përkundër faktit se të dy vendet janë pjesë e Samitit të Berlinit.

29 prill merkeli Rama TAKIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.