Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Plehrat nuk digjen”, PD: Ministria e Financave të ndërpresë pagesat për inceneratorët fantazëm

12:09 / August 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SINK DORIAN TELITI 16 GUSHT frame 0 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, kërkoi në emër të Partisë Demokratike që Ministria e Financave të ndalojë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Ai shtoi se edhe pse pronarët e inceneratorit janë në kërkim, për ta janë kryer 103 milionë Euro paga për një punë që nuk e kanë kryer, pasi në impiantin e Sharrës plehrat nuk digjen.

“Si është e mundur që pagesat janë kryer nga Thesari i Shtetit, ndonëse të gjithë, i madh e i vogël, e di që incenerim nuk ka? Si është e mundur që paska ende supervizore kaq kurajoze që sfidojnë kaq hapur ligjin dhe organet e sistemit gjyqësor? Si është e mundur që paska ende zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisw së Infrastrukturë të cilët e kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare, të cilët vazhdojnë muaj pas muaji, prej vitesh tashmë, të firmosin fatura për miliona e miliona euro për diçka që nuk ekziston?

Këto nuk janë shqetësime që ne i ngremë sot, kemi vite që kërkojmë zbardhjen e së vërtetës. Kemi vite që kërkojmë ndërprerjen e pagesave për inceneratorët. Fatkeqësisht, edhe sot që flasim, jo vetëm që pagesat nuk janë ndërprerë, por kërkohet që të paguhet e detyrimet e prapambetura.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të ndërpriten menjëherë pagesat nga Thesari i Shtetit për inceneratorët fantazëm. I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe gjurmimin e miliona eurove të paguara, me qëllim që të rikthehen në arkën e shtetit dhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Të jesh në kërkim dhe drejtësia mos të gjejë dot, ndërkohë që miliona euro e gjejnë lehtë rrugën për te ti, përbën një shaka të trashë me publikun”.

Dorian Teliti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.