Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti i PD: Ministrat tanë me rrogën më të lartë në Ballkan. Nuk pyesin për shtresat në nevojë

21:14 / August 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash sula 770x444 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se ministrat e qeverisë shqiptare kanë rrogën më të lartë në Ballkan.

Sipas tij kjo është qeveria e të pasurve, ndërsa shtresën në nevojë e lë të vuajë për të mbijetuar.

“Ministrat e qeverisë me rrogën më të lartë në Ballkan, ndërsa ndihma ekonomike 3 herë më e ulët sesa e thotë Banka Botërore.

Në këtë kohë krize të çmimeve, qeveria ndonëse Socialiste ka treguar se vetëm me politika sociale nuk ecën. Në këto kohë tregoi edhe një herë që është qeveria e të pasurve ndërsa shtresën në nevojë e lë që të vuaj për të mbijetuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 4-mujorin e parë të vitit 2023 rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesa mesatare mujore për familje ishte 5,866 lekë në muaj ose rreth 61 dollarë.

3.2 herë me e ulët se kufiri i vendosur nga Banka Botërore për të siguruar mbijetesën.

Në një kohë që për qytetarët nuk ka para edhe pse buxheti mbushet me më shumë taksa për shkak të rritjes së çmimit, për qeverinë e tij e cila nuk e di sa e ka rrogën sërish u kujdes që në fund të sesionit parlamentar të rriste pagën e tyre.

Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, pagesa nga ndihma ekonomike për familje ka rënë me 18 % në krahasim me vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje, me një përfitim mujor mesatar 7,1 mijë lekë.

Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri.Ndër 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin më të dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike.”-shkruan Sula.

ballkan dashnor sula ministrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.