Vrasja e tmerrshme e një gruaje të re ka tronditur Bosnjën. Kjo ka nxitur qindra njerëz të dalin në rrugë në protestë pas vrasjes brutale të gruas nga partneri i saj, të cilën ai e transmetoi drejtpërdrejt në Instagram.
Pankarta me mesazhe si “Stop abuzuesve!” ndoqën thirrjet që iu bënë autoriteteve për të rritur reagimin e tyre ndaj dhunës dhe abuzimit nga partneri. Protestat pasuan gjithashtu funeralin e Nizama Hećimović, i cili u zhvillua të hënën në Gradačac, vendlindja e saj, ku ajo u vra të premten e kaluar nga partneri i saj, i cili e gjeti atë pasi ajo u përpoq të largohej prej tij pas incidenteve të përsëritura të abuzimit.
Nizama u qëllua një javë më parë në prani të fëmijës së tyre nëntë muajsh, ndërsa autori Nermin Sulejmanoviç, 35 vjeç kreu vetëvrasje pas krimit. Ai u gjet i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Sulejmanoviç e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në zona të ndryshme në Gradaçac.


