Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarret në Hawaii, pikëpyetje mbi sistemet e alarmit

09:18 / August 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hawai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pas dorëheqjes së drejtuesit të shërbimit të emergjencave, në Hawaii nuk ka ende përgjigje se përse nuk ranë sirenat e alarmit gjatë përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse në ishullin Maui. Sipas zyrtarëve vendas, mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe dëmet arrijnë në gati 6 miliardë dollarë.

Kritikat vazhdojnë të shtohen për sistemin e paralajmërimit me sirena në Maui të Hawaii, të cilat nuk u aktivizuan gjatë zjarreve vdekjeprurëse. 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri.

Kreu i agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Maui, Herman Andaya, dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Ai u pyet më herët këtë javë për sirenat që nuk ranë. “Sirenat përdoren kryesisht për cunamet. Publiku është përgatitur që të gjejë terren më të lartë kur bien sirenat. Do të kishin shkuar drejt zjarrit”, tha zoti Andaya.

Por, në faqen në internet të qeverisë thuhet se sistemi i sirenave mund të përdoret për katastrofat natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, përfshirë cunamet, uraganët dhe zjarret. Guvernatori i Havait foli për përmasat e dëmit. “Përmasat e shkatërrimit në Maui janë të vështira të përshkruhen me fjalë. Mbi 200 godina janë shkatërruar, dhe 500 të tjera janë dëmtuar, me një kosto prej 6 miliardë dollarësh. Por edhe më e rëndë është humbja e jetëve të çmuara”, tha Guvernatori Josh Green.

Përveç masave që po merren nga qeveria federale, edhe bizneset vendase po punojnë për të ndihmuar komunitetin e tyre. Kompanitë turistike po përdorin automjetet e tyre për të transportuar ndihma. “Jam lidhur me qendrat e shpërndarjes, të cilat nuk kanë komunikim me njëra-tjetrën, dhe plotësojmë nevojat që kanë”, thotë sipërmarrësi Chris Ishizaka.

Familjarët ndërkohë vazhdojnë të marrin lajmin e hidhur për të afërmit e tyre që janë gjetur të vdekur. Presidenti Biden dhe Zonja e Parë pritet të udhëtojnë të hënën drejt Mauit, për të parë nga afër shkatërrimin, për t’u takuar me të mbijetuarit dhe me udhëheqësit vendas. Guvernatori Green ka thënë se dëshiron që toka në Lahania të blihet nga shteti dhe të përdoret për të strehuar familjet e zhvendosura nga zjarret. /VOA/

hawaii
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.