Jon Gjebrea, djali i moderatorit të njohur shqiptar, Ardit Gjebrea ka emocionuar të gjithë pjesëtarët e familjes së tij me një tatuazh unik.
Ai ka gdhendur një kryq të madh ku dallohet lehtësisht shkronja A. Në fakt “A” simbolizon gjithë familjen e Jonit, dhe jo vetëm të atin, Arditin. Edhe emrat e të ëmës dhe motrës së tij gjithashtu fillojnë me këtë shkronjë, Anila dhe Anna.
Ai ka emocionuar pa fund të atin, Arditin, i cili e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në Instagram.