Shefi i njohur i kuzhinës polake, Adam Borowicz, i cili ka emisionin e tij “Unë jam Borowicz” në televizionin polak TVP2 ka qenë në Shqipëri. Ai ka si qëllim të emisionit të tij të zbulojë traditat e kulinarisë të vendeve të ndryshme dhe këtë herë ka zgjedhur vendin tonë.
Në anoncimin e programit që transmetohet këtë të shtunë, Adam Borowicz ka zbuluar shijet e kulinarisë shqiptare. “Shqipëria dhe traditat e saj në kulinari ia vlen ti shohim nga afër”, thuhet në spotin e publikuar në Twitter.
Më herët se të niste programin Borowicz ka qenë mjaft i njohur në YouTube.
