Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga “Ciao bello” te “I dashur fra”, zbardhen e-mailet mes ish-zv/ministrit të LSI Rjepajt e biznesmenit Rrapajt

16:50 / August 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4049
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjuha e përdorur në e-mailet e shkëmbyera mes ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, ka nxjerrë zbuluar para syve të SPAK-ut lidhjen e ngushtë miqësore mes tyre.

Më tej, përmbajtja e këtyre komunikimeve, të sekuestruara si provë nga prokurorët e posaçëm, ka përforcuar dyshimet se biznesmeni Rrapaj ishte paracaktuar nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë të ishte fitues i koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit. Sipas hetimit të SPAK, nga të dhënat e e-maileve në dhjetor 2013-mars 2014 vërehet se Klodian Rjepaj merr udhëzime nga Ilir Rrapaj për veprimet që duhet të kryejë gjatë fazës përgatitore për koncensionin.

Ish-zv/ministri ka marrë nga biznesmeni Rrapaj dy drafte të një studimi të bërë nga Universiteti i Peruxhias në Itali, që më pas janë bërë pjesë e studimit të fizibilitetit të koncensionit të sterilizimit. Në një nga e-mailet e nënvizuara nga SPAK, biznesmeni Rrapaj i drejtohet zv/ministrit: “Take a look! Shpresoj të të pëlqejë. Nëse është OK, e çojmë për redaktim final dhe printim. Ciao bello”. 

Ndërsa në një tjetër, biznesmeni Rrapaj i thotë zyrtarit: “I dashur fra! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë. Sidoqoftë, të shkuara. Bello, ciao”. 
E-mailet e dërguara nga biznesmeni Rrapaj mbajnë në fund logon e kompanisë Investital.LLC, e njëjta logo e një prej operatorëve pjesë e “Saniservice”, që fitoi koncesionin.

Sipas Gjykatës së Posaçme, ish-ministri Beqaj ka qenë në dijeni për marrëdhënien e ngushtë mes Klodian Rjepajt e Ilir Rrapajt dhe përfshirjen e biznesmenit në fazën përgatitore të koncesionit që u fitua prej tij dhe italianit Umbro Staccini. 

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.