Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha hedh akuza ndaj SPAK-ut: Po vepron me kontrata të falsifikuara, Beqaj njësoj si Veliaj

12:46 / August 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha këtë të hënë doli në një konferencë për mediat nga selia blu, kjo për koncesionin e sterilizimit. Berisha e cilësoi Beqjan monument të korrupsionit dhe tha se SPAK e fali atë sikurse Erion Veliajn, pavarësisht se ka 4 firma në këtë aferë.

“Me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu për vete dhe as për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, asnjë përgjegjësi apo faj për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin tetë zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 milionë euro dhe qindra jetë të humbura për shkak të saj. Në deklaratën e tij, Beqaj, i shpëtuari i SKAP-it të partisë, u tha shqiptarëve se afera nuk është koncesion, por PPP dhe nuk është një e mirë që iu dha një privati për ta shfrytëzuar. Ai u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij dhe duket se këtë gjë ka deklaruar edhe në SKAP-in e partisë dhe ky i fundit bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi si në rastin e Erion Veliajt, amnistinë e tij. Sipas këtij hajduti dymetrosh dhe mashtruesi patologjik me katër firma në aferën 100 milionë euro të sterilizimit, dhënia me firmën e tij dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, e të drejtës së monopolit një privati, lexo vetes dhe ortakut të tij, për një shërbim që shteti e kryente me çmime dy-tre herë më të lira, nuk përbën një dhënie për një biznes privat dhe dhunim flagrant të buxhetit. Këtë mashtrim të pacipë nuk mund ta besojë asnjë shqiptar, përveç Skapistëve politikë, që me urdhër të Edi Ramës nuk ngritën padi ndaj tij dhe e falën njësoj si Erion Veliajn”, tha Berisha. Po ashtu Berisha akuzoi gjithashtu SPAK-un se vepron me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale.

“PD informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale. Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar:

-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.

-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Në Ministrinë e Drejtësisë.

-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.

-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.

-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.

-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi”.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në “protesta të fuqishme për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama”.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.