Në kampin opozitar vijojnë rrjedhjet nga lista e kandidatëve për deputetë. Një tjetër aleat i Lulzim Bashës ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në KQZ, duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Bëhet fjalë për Koçi Tahiri, kryetar i Partisë Demokracia e Re Europiane. Në zgjedhjet e shkuara ai ka qenë në vendet “humbëse” për kandidat në listën e PD-së për qarkun e Korçës, ku renditej i 14-ti në listë. Tahiri tashmë pas djegies së mandateve do të hyjë në Parlament si pjesë e “opozitës së re”.
Tahiri me profesionin agronom është 70 vjeç, dhe pritet të hyjë për herë të parë në Kuvend.
