Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka kërkuar falje pas videos së bujshme, ku shfaqej duke puthur në buzë futbollisten Jenni Hermoso, pasi Spanja fitoi Kupen e Botes për femra.
“Nuk më pëlqeu”, tha Hermoso në Instagram, por një deklaratë e lëshuar më vonë në emër të saj mbrojti Rubiales.
Të hënën, Rubiales tha: “Kam gabuar plotësisht, duhet ta pranoj”.
