Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaferaj dënon diversionin grek ndaj Shqipërisë: Interesi kombëtar mbi interesat e politikës së ditës

15:46 / August 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ferdinand xhaferri 1jpg 119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj denoi ato që ai quajti “politika bizantine” ndaj Shqipërisë duke iu referuar diversionit të qeverisë greke mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Begaj duke bojtoktuar të parin dhe thirrur të dytin në një darkë që u mbajt mbrëmë mes liderëve të rajonit.

“Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin apo personalizimit të shtetit në emër të tij dhe shkallmimin që i ka bërë institucioneve, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë”, shprehet ai përmes një statusi në Facebook.

Xhaferaj shkruan se në rast se rreshtohet në krah të interesave të vendit në rastet kur bëhet fjalë për politika të tilla diversioni ndaj Shqipërisë, ndërsa thekson se në situate si kjo duhet lënë menjanë edhe ndasia politike.

Postimi i plotë i Xhaferajt:

Interesi kombëtar mbi interesat e politikës së ditës

Asnjëherë nuk kam reshtur së theksuari domosdoshmërinë që politika shqiptare të jetë e unifikuar kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare. Kjo, sidomos kur puna vien tek politikat problematike rajonale dhe përtej.

Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin apo personalizimit të shtetit në emër të tij dhe shkallmimin që i ka bërë institucioneve, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë.

Nga Greqia do të prisnim më shumë mbështetje dhe frymëzim për të shkuar drejt modeleve Europiane dhe jo rikthim te stili bizantin i të bërit politikë. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Projektbuxheti 2027 – Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim

12:22 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.