Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Bindja Demokratike” regjistrohet në KQZ, Astrit Patozi çel fushatën

13:25 / April 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
atrit patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas regjistrimit të partisë së tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Astrit Patozi bën të ditur përmes një statusi në Facebook se çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ndaj ne pa humbur asnjë sekondë kohë shpallim sot fushatën kombëtare të anëtarësimeve në “Bindjen Demokratike”, e cila nuk do të pengojë përgatitjet tona për të shkuar në zgjedhje me kandidatë dhe lista këshilltarësh në të gjitha bashkitë e vendit”, shkruan Patozi duke postuar edhe adresën e selisë së partisë.

Kujtojmë që kreu i KQZ-së, Klement Zguri kishte rezerva për regjistrimin e këtij subjekti politik, duke dhënë dhe votën kundër.

Lexo edhe- “Bindja Demokratike” regjistrohet për zgjedhjet vendore, por kreu i KQZ-së ka rezerva

POSTIMI I PLOTË I PATOZIT


KRIJO BINDJEN TËNDE, BESO BINDJEN TËNDE, VOTO BINDJEN TËNDE!

“Bindja Demokratike” u zyrtarizua sot si parti konkurrente në garën elektorale të 30 qershorit. Vendimi i marrë nga KQZ do të thotë se praktikisht ne jemi në fushatë, pasi zgjedhjet vendore janë pothujase në prag.
Duke falenderuar edhe një herë të gjithë ata që e bënë të mundur finalizimin e këtij projekti politik, që nga firmëtarët, e deri tek mbështetësit e parë të saj, ne angazhohemi solemnisht për një fushatë modeste, të vendosur dhe qytetare, por mbi të gjitha për një rezultat dinjitoz më 30 qershor.
Me këtë rast, ne ftojmë çdo qytetar të këtij vendi, që mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të një sistemi të kalbur politik për t’iu bashkuar projektit tonë.
“Bindja Demokratike” do të jetë shtëpia e lirisë, porta e hapur për çdo shqiptar që beson tek vlerat dhe tek fuqia e saj.
Ndaj ne pa humbur asnjë sekondë kohë shpallim sot fushatën kombëtare të anëtarësimeve në “Bindjen Demokratike”, e cila nuk do të pengojë përgatitjet tona për të shkuar në zgjedhje me kandidatë dhe lista këshilltarësh në të gjitha bashkitë e vendit.
Mirësevini tek BINDJA DEMOKRATIKE për të ndryshuar Shqipërinë!

Adresa: Rruga e Elbasanit, Ndërtesa 5, Hyrja 2/1, TIRANË

Astrit Patozi Bindja Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.