Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për ngjarjen në Berat ku dy persona u kapën duke ndezur qëllimisht zjarr në një masiv pyjor të malit Partizan në Berat.
Duke përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e dy autorëve, Peleshi paralajmëron të gjithë ata që tentojnë zjarrvënien e qëllimshe se mund të dënohen deri në 15 vite me heqje lirie, duke thënë se ky ndëshkim tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal
