Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan: Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia

17:15 / August 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 1 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot në Konferencën e 3-të të Platformës për Krimenë që po zhvillohet në Kiev se “Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”.

Platforma e Krimesë është një nismë diplomatike ukrainase që synon të tërheqë vëmendjen globale ndaj aneksimit të Krimesë. Rajoni u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014 në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera. Pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022, Rusia ka pushtuar pjesë të tjera të territorit ukrainas.

“Turqia, e cila nuk e njeh aneksimin e Krimesë, ka mbrojtur me vendosmëri se ishte i paligjshëm që në ditën e parë. Ne theksojmë, veçanërisht në OKB, se Krimea është pjesë e Ukrainës. Siguria dhe mirëqenia e turqve tanë tatarë të Krimesë, një nga popullsitë indigjene të rajonit, është ndër prioritetet tona kryesore. Me këtë rast, përsëris pritshmërinë tonë për lirimin e Neriman Jelal, nënkryetarit së Asamblesë Kombëtare Tatar të Krimesë, dhe miqve të tij”, tha presidenti turk.

Duke iu referuar  marrëveshjes së grurit, nga e cila Rusia u tërhoq në mënyrë të njëanshme, Erdogan theksoi se “ne po vazhdojmë përpjekjet tona për të rigjallëruar nismën e Detit të Zi. Si pjesë e këtij procesi, ne besojmë se çdo hap që do të rrisë më tej tensionin dhe do të dëmtojë qetësinë në Detin e Zi duhet të shmanget”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

09:54 / September 1, 2026

Sulm me thikë në Times Square/ Gruaja vret një person, plagos një tjetër dhe qëllohet për vdekje nga policia

08:51 / September 1, 2026

Ukraina godet me dronë Rusinë, mbulohet nga flakët porti i rëndësishëm rus

08:47 / September 1, 2026

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.