Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar të gjithë ukrainasit për Ditën e tyre të Pavarësisë. Në rrjetet e tij sociale, ai ka shkruar se dita e sotme është dita e ukrainasve të cilët ai i ka cilësuar si të fortë dhe dinjitozë.
“Dita e të lirëve, të fortëve dhe dinjitozëve. Dita e të barabartëve. Burrave dhe grave ukrainase. Në të gjithë vendin tonë. Në këtë luftë, të gjithë kanë rëndësi. Sepse lufta është për diçka që është e rëndësishme për të gjithë. Një Ukrainë e pavarur”, shkroi Zelensky.
Më 24 gusht 2023, ukrainasit festojnë 32-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për të dytën herë ata janë duke festuar festën kryesore shtetërore në kushtet e një lufte të gjerë.
Dita e Pavarësisë së Ukrainës u festua për herë të parë më 16 korrik 1991, në kujtim të faktit se një vit më pare, më 16 korrik 1990, Verkhovna Rada e SSR-së së Ukrainës miratoi Deklaratën për Sovranitetin Shtetëror të Ukrainës. Gjithashtu, më 16 korrik 1990, Verkhovna Rada e SSR-së së Ukrainës miratoi një rezolutë në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës.
