Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bici: Kadastra nën sulme të vazhdueshme nga grupet e interesit që duan të përlyejnë fytyrën e re të ASHK

22:10 / August 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7A62346C 633C 431F AAA5 96FCF1D5B0E3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici është shprehur se prej disa javësh Kadastra është nën sulme të vazhdueshme.

Ky reagim vjen pas noterë, sistemi bankar dhe tregu imobiliar kanë ngritur prej disa ditësh shqetësimin e përbashkët lidhur me vonesat në kthimin e përgjigjeve nga Agjencia Kombëtare e Kadastrës dhe mungesën e profesionalizmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bici shkruan se noterët kanë filluar të “ngrenë krye” pasi ASHK ka nisur procesin e ri të punës pas rinxhinierizimit të sistemit duke thënë se ata tregoheshin apatik para këtij zhvillimi për problemet e njerëzve.

“Pse kërkojnë të gjithë me ngulm dështimin e kadastrës?!

U bë kaq javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Nga grupe interesi që hapur, apo fshehur, me arsye, apo jo, bëjnë çmos të përlyejnë fytyrën e re të ASHK, atë ku mitmarrja dhe korrupsioni nuk janë fjala e ditës, e ku zyrtarët si shumica e qytetarëve të këtij vendi duhet të presin normalisht pagën në fund të muajit, e meqë nuk janë mësuar kështu, dorëhiqen.

Pse janë trazuar noterët?! Ata që për kaq vite, as nuk kanë folur ndonjëherë për vonesa, për atë stokun e aplikimeve disa vjeçare, për të drejtat e qytetarëve. Pse nisën të kenë ndenja karshi halleve të qytetarëve tani që prej disa javësh në ASHK ka nisur të proçesi i ri i punës pas riinxhinierizimit të sistemit? Mos vallë kanë humbur burimet e tyre dhe kan javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. ë mbetur si peshku në zall?! Do flasim sërish për ta. Shumë shpejt.

Por pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi?! Çfarë kanë humbur? Pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime?

Unë nuk i kam shmangur kurrë sfidat. Dhe kjo që po ndodh sot në ASHK, është një ndryshim epokal për këtë institucion. Por ky ndryshim do të ruajë xhepat e qytetarëve, duke mos i zbrazur tek këto “grupet e interesit”. Do të ruajë pronën, duke mos lejuar të tjera grupe interesi të bëjnë si të duan. Sot akuzohemi e sulmohemi për vonesa. Nëse ndokush ka kujtesë, vetëm pak muaj më parë ASHK akuzohej vetëm për mitmarrje dhe korrupsion. Ka vonesa. Nuk ka probleme. Ka ngërç. Nuk ka dështim. Vetëm pse duam t’i bëjmë gjërat shpejt dhe mirë, pavarësisht sabotimeve, dashakeqëve, atyre që duan të përfitojnë. Ne do t’i bëjmë për njerëzit. Për ata që në fakt nuk është i interesuar asnjë “grup interesi”-shkruan Bici.

dallendyshe bici kadastra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.