Dinamo do të presë Tiranën në “Elbasan Arena” në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Superiores.
Nesër në orën 20:00 do të luhet derbi i parë i cili pritet me mjaft interes. Klubi blu ka nxjerrë në shitje edhe biletat, të cilat në tribunën A dhe B kushtojnë 2000 L ndërsa të tjerat 500 L.
Postimi i plotë
/ 𝗙𝗖 𝗗𝗜𝗡𝗔𝗠𝗢 𝗖𝗜𝗧𝗬 – 𝗞𝗙 𝗧𝗜𝗥𝗔𝗡𝗔
Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e javës së parë të “Abissnet Superiore”, e cila luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në tribunën 𝐀 dhe 𝐁 një biletë kushton 𝟐𝟎𝟎𝟎 𝐋, në tribunën 𝐄 përballë, një biletë kushton 𝟓𝟎𝟎 𝐋. Tifozët miq do të vendosen në sektorin 𝐆𝟑, dhe bileta kushton 𝟓𝟎𝟎 𝐋.
Biletat mund t’i blini në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi”, në “Elbasan Arena” dhe online në t-ticket.al
Ju presim në stadium

