Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkarkohet ministrja pas takimit me një homolog, mbahen edhe protesta

09:15 / August 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
YouTube Thumbnail 26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Libisë njoftoi të dielën se e ka pezulluar ministren e vet të Punëve të Jashtme, Najla al-Mangoush, për shkak se homologu i saj izraelit tha se kishte mbajtur takim me të javën e kaluar në Romë. Najla el-Mangoush është “pezulluar përkohësisht” dhe do të jetë subjekt i një “hetimi administrativ” nga një komision i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, tha më 27 gusht kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibah.

Ministria e Jashtme e Libisë e përshkroi atë si “një takim i rastësishëm dhe jozyrtar”, por lajmet rreth këtij takimi kanë nxitur tashmë protesta nëpër rrugët e qyteteve të Libisë. Gjithçka nisi të dielën kur Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ministrat e Jashtëm të të dy vendeve ishin takuar në Romë javën paraprake. Ajo tha se ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, dhe Mangoush, homologia e tij libiane, biseduan gjatë një takimi në Romë, nikoqir i të cilit ishte ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Izraeli e përshkroi atë si nisma e parë e tillë diplomatike mes dy vendeve. “Bisedova me ministren e Jashtme për mundësitë e mëdha që këto dy vende i kanë nga lidhjet e tyre”, tha Cohen në një komunikatë për media. Por, Ministria e Jashtme e Libisë tha të dielën mbrëma se Mangoush kishte “refuzuar të takohej me çfarëdo pale” që e përfaqëson Izraelin. “Çfarë ndodhi në Romë ishte takim i rastësishëm dhe jozyrtar, gjatë një takimi me homologun italian, në të cilën nuk pati asnjë bisedë, marrëveshje apo konsultim”, tha Ministria e Jashtme e Libisë.

Ministrja e përsëriti “në mënyrë të qartë qëndrimin e Libisë karshi kauzës palestineze”, sipas saj. Ministria libiane e akuzoi Izraelin se po përpiqet “ta paraqesë këtë incident” si një “takim apo bisedime”. Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Cohen citohet të ketë thënë se ata biseduan për “rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së hebrenjve të Libisë, e cila përfshin rinovimin e sinagogës dhe varrezave hebraike në Libi”.

Takimi mes tyre në Romë nuk është konfirmuar deri tani. Sikur shumë vende të Afrikës Veriore, edhe Libia ka një histori të pasur hebraike. Por, gjatë sundimit dekadash të ish-liderit Muamar Gadafi, i cili ishte mbështetës i fuqishëm i kauzës palestineze, mijëra hebrenj u dëbuan nga Libia dhe shumë sinagoge u shkatërruan. Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra gjatë një trazire të përkrahur nga NATO-ja më 2011, e cila e zhyti vendin në një rrëmujë dhe mungesë ligji për më shumë se një dekadë. /REL/

Najla el-Mangoush
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

17:19 / August 31, 2026

Trump sulmon ashpër Iranin: Një komb i dështuar, lidershipi në rrëmujë totale

15:20 / August 31, 2026

Arrihet marrëveshja LVV-LDK: Bekim Sejdiu kandidat për President

14:27 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.