Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Riorganizimit i zyrave e drejtorive rajonale arsimore/ Shahini: Nuk do të ketë largime

19:20 / April 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë në Dibër pranë gjimnazit “Said Najdeni”, ku është takuar me përfaqësues të drejtorisë arsimore Dibër, drejtues të shkollës dhe mësues të ndryshëm për të diskutuar në lidhje me problematikat aktuale dhe adresimin e tyre.

Një prej shqetësimeve që vjen nga ky gjimnaz ,është edhe ndarja e tij në dysh pak kohë më parë për të cilën ministrja Shahini është shprehur:

“Ndarja e gjimnazit në dysh, ku një pjesë e nxënësve janë dërguar të mësojnë në objektin e vjetër, ishte një vendim i paligjshëm dhe i gabuar i drejtoreshës së mëparshme, që ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit”, duke theksuar se kjo problematikë do të gjejë adresimin e duhur në të ardhmen.

Shahini është ndalur shkurtimisht edhe tek procesi i riorganizimit të zyrave e drejtorive rajonale arsimore, i cili sipas saj është në funksion të plotë të modernizimit të shërbimeve publike brenda institucioneve të sistemit parauniveristar duke iu gjendur më pranë shkollave, mësuesve, nxënësve dhe prindërve në nivel lokal.

Ndërsa është ndalur te ‘fati’ i punonjësve të drejtorive dhe zyrave arsimore ekzistuese, Shahini ka sqaruar se nuk do të ketë largime nga puna, por një riorganizim të stafit.

Ndërkaq, ka shtuar më tej se riorganizimi do të prekë njëkohësisht edhe disa nga drejtuesit e punonjësit e disa institucioneve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat:

“Ky proces do të vazhdojë sepse ne nuk mund të lejojmë moszbatimin e rregullave nga askush. Peshkopia është 4 orë larg nga Tirana, por kjo nuk do të thotë se punonjësit e ministrisë mund të shkelin rregullat dhe të mos ndëshkohen!”, u shpreh ministrja Shahini duke nënvizuar se do ta bëjë rrugën sa herë të jetë nevoja deri sa të sigurohemi se nxënësit e Dibrës të marrin shërbimin arsimor më të mirë të mundshëm.

drejtorive arsimore riorganizimi shahini tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.