Këngëtarja Rita Ora është në qendër të komenteve pasi performoi me flamurin serb hedhur krahëve në një koncert në Hungari.
Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj.
Kujtojmë se Rita në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.
Më tej, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.