Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Panamanë në një distancë prej rreth 59 kilometrash nga ishulli Nargana në Karaibe, njoftoi sot instituti gjeodinamik amerikan USGS.
Tërmeti u ndje për pak kohë në kryeqytetin e vendit, Panama City. Instituti Gjeofizik i Panamasë kishte lëshuar më parë një deklaratë duke vlerësuar magnitudën e tërmetit në 6.2 ballë.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme.
