Yevgeny Prigozhin, do të prehet në Shën Petersburg, në varrezën Serafimovski. Kështu raportojnë media ruse që shkruajnë për një mobilizim të madh të forcave të rendit për funeralin e ish liderit dhe themeluesit të grupit famëkeq të mercenarëve Wagner, dhe për instalimin e detektorëve të metalit.
Në varrezën Serafimovski prehen edhe prindërit e presidentit rus, Vladimir Putin, përveç shumë ushtarëve dhe funksionarëve të lartë të ministrisë së mbrojtjes.
Nuk dihet se kush do të jenë pjesëmarrësit në ceremoninë e lamtumirës së fundit, por mediat raportojnë për një funeral tepër privat. Sakaq kanë qarkulluar propozime të ndryshme për funeralin e Prigozhin, të gjitha të lidhura me vendet e pushtuara në Ukrainë.
