Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

37 vite nga tragjedia e Çernobilit, rrezatimi ndikoi në shfaqjen e kancerit te banorët e prekur

09:57 / August 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cernobili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksidenti para 37 viteve në centralin bërthamor të Çernobilit vijon që të ketë hetime nga ana e shkencëtarëve, për pasojat shkatërruese që ai pati në shëndetin e atyre që patën fatën e keq të ekspozoheshin nga rrezatimi. Patologjia neoplazike e tiroides është forma më e zakonshme e kancerit që lidhet me tragjedinë e Çernobilit, por një studim i ri ka zbuluar se kjo gjëndër nuk është e vetmja e prekur.

Ata që janë diagnostikuar me karcinoma papilare e tiroides pas shpërthimit në central janë të rrezikuar nga shfaqja e një tjetër kanceri në organet e tjera, përfshirë këtu edhe gjëndrat e adrenalinës. Karcinoma papilare e tiroides “buron” nga qelizat folikulare që prodhojnë tiroksinë dhe është kanceri më i zakonshëm i kësaj gjëndre, duke zënë 60-80% të rasteve. Kjo sëmundje ka shkallë të lartë kurimi (95%) nëse lokalizohet vetëm brenda gjëndrës dhe trajtohet menjëherë dhe në mënyrë korrekte.

Tiroidektomia totale dhe terapia ndihmëse me jod radioaktiv, nëse është e nevojshme, janë opsionet për të menaxhuar sëmundjen malinje dhe për të minimizuar përsëritjen. Njerëzit që kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një kancer të dytë primar janë ata që janë rritur në atë që tani është Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, studimet tregojnë se smogu që mbuloi shumë vende në Evropë, ndikoi në shëndetin e shumë prej tyre.

Rritja e shkallës së kancerit të tiroides që ndodhi në vitet e mëvonshme i atribuohej, pjesërisht, lëshimit të gazeve radioaktive nga reaktori në atë termocentral të veçantë bërthamor. Të shqetësuar për mundësinë e shfaqjes së problemeve të tjera shëndetësore, veçanërisht në një zonë lufte, studiues nga universitetet në Zvicër, Angli, Gjermani, Bjellorusi, SHBA dhe Kinë shikuan nëse pacientët me kancer papilar të tiroides janë në rrezik për të zhvilluar një kancer të dytë që nuk ka lidhje me atë origjinal.

Studimi u krye në 30,568 pacientë dhe u zbulua se rreziku ishte i konsiderueshëm. Konkretisht, pacientët u ndoqën nga 1 janari 1990 deri më 31 dhjetor 2021. Nga gjetjet rezultoi se 9.2% e personave kishin zhvilluar një sëmundje malinje të dytë. Mosha mesatare e të gjithë pacientëve në kohën e kancerit primar ishte 53.9 vjeç dhe në kohën e kancerit sekondar ishte 61.5 vjeç. Rezultatet e publikuara në JAMA Netëork Open treguan një rritje të konsiderueshme të rrezikut të tumoreve të dytë të gjirit, zorrës së trashë, rektumit , syrit, organeve gjenitale të brendshme, meningjeve e gjëndrave endokrine.

Kanceri i traktit tretës dhe i gjirit ishte tumori i dytë primar më i zakonshëm tek femrat dhe i sistemit gastrointestinal, gjenitourinar dhe urinar tek meshkujt. Sipas studiuesve, këto të dhëna mund të kenë ndikim në ndjekjen e pacientëve të diagnostikuar më me karcinomën papilare të tiroides për zbulimin e tumoreve të reja parësore në një fazë të hershme.

Çernobil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, mbi 2 mijë raste dhe 828 viktima

09:08 / July 17, 2026

SHBA godet Iranin për të gjashtën natë radhazi, përshkallëzohet kriza në Ngushticën e Hormuzit

09:03 / July 17, 2026

Kaos në Paris pas eliminimit të Francës nga Botërori, policia arreston 141 persona pas incidenteve në rrugë

13:40 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.