Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dua të të bëj të lumtur”, nipi surprizon tezen që jeta e përballi me sfida të vështira

21:47 / April 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jeta na përball me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, por mënyra sesi gjithsecili nga ne i përballon e bën atë më të fortë si edhe shembull për të tjerët.

E tillë ishte historia e Elës që ishte ftuar këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” nga nipi i saj, Joani. Kur Ela ishte studente ishte njohur me Sajmirin, me të cilin kishte rënë në dashuri dhe ishte martuar. Gjatë kohës që Ela ishte shtatzënë, mjekët i kishin thënë që fëmija mund të kishte probleme shëndetësore.

Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, Ela dhe Sajmiri kishin vendosur që të mos e abortonin djalin. Ndërkohë që djali rritej, problemet shëndetësore kishin filluar të shfaqeshin. Sfidat për prindërit nuk kishin të mbaruar pasi disa vite më vonë Sajmiri ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme.

Fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë dhe Elës i ishte dashur që të përballonte jetën e vetme. Joani në studio rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar tezja e tij pas vdekjes së Sajmirit.


2 21

“Teze të solla këtu për të të thënë tre gjëra. Si fillim dua të të kërkoj falje që u largova për në Gjermani, por dua të të falënderoj që më ke mësuar se çfarë do të thotë të përballesh me vështirësitë në jetë. Të lutem që të jesh gjithmonë e fortë siç ke qenë dhe të mos dorëzohesh asnjëherë!”,- ishte mesazhi i Joanit për tezen..

Ela u shpreh se i ishte mirënjohëse nipit dhe familjes së motrës sepse pa ndihmën e tyre nuk do t’ia kishte dalë mbanë. Gjithashtu ajo rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar gjatë gjithë këtyre viteve si dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë.


3 22

falenderon tezen sfida të vështira tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

13:54 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.