Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sterilizimi, Berisha: Rama faktoi se ai dhe Beqja janë pronarët. Akt i hapur presioni ndaj gjykatës

12:22 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me deklaratat për koncesionin e sterilizimit faktoi se ai dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sterilizimi i ka kushtuar shqiptarëve deri sot 79 mln euro dhe ka rritur çmimin e sterilizimit, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani. Sipas tij, Rama mori një akt të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila pasi njohu dosjen kërkoi anulimin e kontratës si vepër e mirëfilltë penale.

“Edi Rama sapo zbriti dje nga autobusi i BE-së apo aeroplani rus, nuk u mor vesh se cilin preferonte, faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqja i tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, ose inceneratorit të shëndetësisë. Rama provoi dje se ai me Beqjan e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit. Ai pas amnistimit të Beqjas, rendi dje të mbrojë me inskenime, dëshmitarë të rremë, statistika false veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që i ka kushtuar shqiptarëve sot 79 mln euro dhe ka rritur çmimin e sterilizimit, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani.

Doli dje si krimineli në vendin e krimit dhe mbrojti aferën e tmerrshme që i privoi 1000 të sëmurë me pasoja fatale për të sëmurët. Rama dëshmoi se sterilizimi është biznes i tij dhe Beqjat kurse investitori Rrapaj është Zoto i radhës. Rama mori një akt të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila pasi njohu dosjen kërkoi anulimin e kontratës si vepër e mirëfilltë penale. Rama kishte si mesazh të prerë, mjerë ai që guxon të prekë pronën time për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë që ta amnistojë siç amnistoi ortakun e tij Ilir Beqja”, deklaroi Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.