Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku: Ulja e konsumit të energjisë falë sakrificës së përbashkët të qytetarëve dhe qeverisë, rezultatet flasin vetë

16:02 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c2db7267 912f 4009 8fe7 a9452bb39cf2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson një sakrificë të përbashkët të qytetarëve, por edhe Qeverisë arritjen e synimit për uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se arritja e këtij rezultati është rezultat i implementimit të strategjisë së diversifikimit të burimeve energjetike, e cila po aplikohet tashmë prej disa vitesh në vendin tonë, por edhe politikave të efiçencës së energjisë.

Balluku thekson se këto rezultatet lidhet me fuqinë energjetike të instaluar tashmë nga abonentët familjarë, por edhe bizneset që arrijnë në mbi 120 MWH. Në këtë pikë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë i referohet iniciativave të ndërmarra për mbështetjen e këtyre dy grupeve.

Arsyeja tjetër, shprehet Balluku i referohet punës së palodhur të punonjësve të OSHEE ku janë ulur humbjet teknike dhe jo teknike në rrjetin shpërndarës.

Pavarësisht baltës që po mundohen të hedhin, Balluku thotë se faktet flasin vetë dhe këto rezultate tregojnë për një progres të jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë i Ministres Belinda Balluku
Për ata që gjëmojnë lajmet e errëta edhe ku ka dritë plotë dhe aty ku ka arsye për të vlerësuar arritjet, pasi janë sakrifica të përbashkëta, të qytetarëve dhe të Qeverisë, dua të sqaroj opinionin publik që disinformohet rregullisht. Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike. Gjithashtu politikat tona të efiçencës energjetike , kanë dhënë rezultatet e para.
Rënia e konsumit ka të bëjë me 2 fakte optimiste për vendin tonë me të cilat duhet të krenohemi:
-Mbi 120MËH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë. Mjafton të kujtojmë mbështetjen që Qeveria Shqiptare i jep secilit prej këtyre dy grupeve, nga panelet për ngrohjen e ujit dhe deri tek 500 kë e shkëmbimit.
Arsyeja e dytë është pa diskutim meritë e punës së palodhur të punonjësve të OSHEE
-Ulje e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes.
Arritjet e targeteve duhen vlerësuar, sektorit duhet ti njihet progresi i jashtëzakonshëm dhe ne fjalët nuk na trembin pasi për ne flasin rezultatet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.