Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg, 63 të vdekur

09:15 / August 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skynews south africa fire johannesburg 6268668 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shkuar në 63 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet. Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se mbi 40 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit. “Tani i kemi 63 të vdekur dhe 43 të lënduar, të cilën janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore”, tha zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi.

Mulaudzi tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet. Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, theksoi ai. Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin vendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në ndërtesë. Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

17:19 / August 31, 2026

Trump sulmon ashpër Iranin: Një komb i dështuar, lidershipi në rrëmujë totale

15:20 / August 31, 2026

Arrihet marrëveshja LVV-LDK: Bekim Sejdiu kandidat për President

14:27 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.