Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga bastet online te ”spiunët” e shtetit, gati sesioni i ri parlamentar

14:46 / August 31, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkë me Gushtin, do të përfundojnë dhe pushimet e ligjvënësve shqiptarë, të cilët në 4 Shtator do të rikthehen në seancë plenare për të nisur sesionin e ri parlamentar.

Edhe ky sezon pritet të ndezë jo pak diskutimet mes forcave politike, teksa në tryezë do të kenë një sërë projektligjesh të rëndësishme.

Mes tyre, projektligji i qeverisë për bastet online. Ndryshe nga sa ndodhte deri në 2018, ku mund të luajë dhe vije baste fizikisht në mbi 4 mijë pika, ligji i ri përcakton të drejtën e të ushtruarit të këtij aktiviteti jo më shumë se 10 operatorë, të cilët do duhet të plotësojnë disa kushte.

Bastet online do të luhen përmes faqeve në internet, aplikacioneve apo platformave elektronike të dedikuara, të cilat do monitorohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të fatit.

Ky projektligj pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare, por publikisht opozita ka shprehur rezerva. Si demokratët dhe Partia e Lirisë e akuzojnë Kryeministrin për mungesë koherence pasi brenda 4 vitesh vjen me dy qëndrime të ndryshme për bastet online.

Si demokratët dhe Partia e Lirisë e akuzojnë Kryeministrin për mungesë koherence pasi brenda 4 vitesh vjen me dy qëndrime të ndryshme për bastet online.

Ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit nuk u arritën të përjashtoheshin nga politika gjatë sesionit që lamë pas. Për këtë arsye, ndryshimet ligjore që e synojnë këtë gjë, mbeten ende në tryezën e komisioneve parlamentare.

PS kërkon të bëjë ndryshime në ligjin për dekriminalizimin dhe atë të partive politike, ndërsa PD kërkon që të mbështetet lustracioni, që në Kuvend është depozituar me 2 nisma të ndara nga të dyja palët e Partisë Demokratike.

Socialistët dhe demokratët do duhet të zgjedhin edhe avokatin e ri të Popullit, pas dështimit të fazës së parë. Votimi i drejtuesit të këtij institucioni kërkon shumicë të cilësuar votash, ç’ka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin mes palëve.

Rreth një vit më parë, Kuvendi ngriti një grup pune për të bërë disa korrigjime në reformën në drejtësi.

Projeksioni i këtyre ndryshimeve do të jetë përshpejtimi i plotësimit të vakancave në sistemin e ri të drejtësisë, dhe që nuk pritet të prekë thelbin e kësaj reforme. Grupi i punës është i përbërë nga deputetë të PS, dhe PD dhe duket se palët e kanë gjetur konsensusin për këto ndryshime.

Në përmbyllje të seancës së fundit plenare, u soll në vëmendje reforma zgjedhore, e lënë totalisht në harresë gjatë sezonit që lamë pas. Palët i dhanë kohë vetes që deri në 23 Shtator të rigjejnë format e bashkëpunimit për të bërë ndryshimet e nevojshme përmes Komisionit të Posaçëm i cili deri më tani ka keqfunksionuar.

Por pavarësisht çështjeve në tryezë që do duan diskutim të përbashkët mes forcave kryesore politike, situata pritet të jetë e nxehtë brenda secilës parti. Socialistët me synimin për tu reformuar teksa përballja me drejtësinë po bëhet çdo herë më e vështirë për shumë eksponentë të saj, ndërsa PD për të rikuperuar plagët e ndarjes, e cila duket se veçse po thellohet edhe më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.