Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Hajde pini ndonjë kafe se jeni ngushtë”, Bardhi reagon pas batutës së Ramës: Pyet shokët që ke në burg të kuptosh ç’është vështirësia

15:20 / August 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave me demokratët që kryeministri Edi Rama shkëmbeu nga Durrësi.

“Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në radhe, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.”- shkruan Bardhi.

Rama gjatë inspektimit të punimeve në Spitallë të Durrësit së bashku me kryebashkiaken Emiriana Sako, nuk i kurseu tonet sarkastike për demokratët e zonës.

“Thuaj atyre demokratëve të vijë, se duken ata që janë demokratë. Pse fshiheni ore? Hajde ulu, merri dhe ato demokratët e tjerë. Kam 20 vjet unë, i njoh nga larg, ehu… Hajde hajde, ulu, hajde këtu ti mo.

Bjerini një kafe të gjithëve këtu, se demokratët janë vështirë këto kohë duhet me ju dhënë kafe.”- tha Rama.

Gazment Bardhi Partisë Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.