Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha mbledh deputetët pro tij, jep direktivat për përballjen me qeverinë Rama në Parlament

11:26 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së në kuadër të strategjisë së opozitës për t’u përballur me mazhorancën gjatë sesionit të ri parlamentar që pritet të nis më 4 shtator. Ai theksoi se Rithemelimi do të shumëfishojë përpjekjet dhe denoncimet për të përballur me atë që ai e cilësoi si regjimi i kryeministrit Rama.

“E nisim këtë sesion paralamentar, në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij rregjimi të damkosur në shkallë maksimale, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë, as rregullore.

Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë. Parlament i cili është totalisht në funksion të regjimit të Edi Ramës, regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos”, tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.