Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk ka Kuvend të PD në 2 shtator”/ Bardhi: Nuk ndjek agjendën e Bashës në ‘Fb’

14:30 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1689671414 gazmentbardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe grupimi i tij nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit, i thirrur nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se ndjek statutin e partisë dhe jo agjendën e Bashës në Facebook-un e tij.

“Kuvendi njeh vetëm rregulloren e Kuvendit që është ligji mbi të cilin vepron Kuvendi i Shqipërisë. Nuk ka rëndësi se çfarë bën secili prej deputetëve, e rëndësishme është se çfarë bëjnë shumica e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Cilido mund të çojë edhe letra, edhe shkresa, edhe pse unë nuk besoj që kemi nevojë për ndasi. E përsëris, ne kemi nevojë për bashkim forcash në përballjen me Edi Ramën. Kush vendos të vazhdojë lojën në opozitë, praktikisht e përjashton veten nga të qënurit opozitar.

Cili Kuvend? Nuk kam dijeni për çfarë bën zoti Basha sepse nuk ndjek faqen e tij të Faceboook-ut. Ajo që unë di me siguri, është që nesër, më 2 shtator nuk ka Kuvend Kombëtar të PD-së. Cilido deputet është i lirë të bëjë çfarë dolloj takimi, mbledhje, është në të drejtën e tij. Por Kuvendi Kombëtar i PD-së thirret sipas statutit të partisë dhe sipas rregullave të bashkëjetesës në parti. Nesër nuk ka asnjë mbledhje të tillë”, theksoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Projektbuxheti 2027 – Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim

12:22 / November 3, 2026

“Numërim me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet e 2027””Celibashi zbulon planin e KQZ-së për dy KZAZ

11:50 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.