Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Agresioni rus, disa shtete të Europës rikthejnë rekrutimet e ushtarëve

10:41 / September 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pushtimi që Rusia i bëri Ukrainës në vitin 2022 tronditi Evropën dhe e bëri atë që të rishikonte kapacitetet e saj mbrojtëse. Me paqen në kontinentin e vjetër që nuk është më e sigurt, shumë vende perëndimore po shqyrtojnë nëse rekrutimi është zgjidhja e problemeve të tyre me sigurinë.

Në gusht Lituania njoftoi planin për të zgjatur projektin në fjalë, duke u bashkuar me Danimarkën, ndërsa politikanët në Gjermani dhe Britani sugjeruan rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

Por a është rekrutimi qasja e duhur kundrejt agresionit rus? Çfarë impaktesh mund të ketë ajo tek Evropa? A do të rezultojë pozitive, apo joproduktive?

Vincenzo Bove, profesor i shkencave politike në Universitetin Warwick, i specializuar në çështjet ushtarake thotë se, tani forcat e armatosura evropiane, sidomos ato në kufi me Rusinë, po e kuptojnë se nuk kanë fuqinë e duhur.

“Këto vende e shohin rekrutimin si zgjidhjen e duhur, por nëse është ideja e duhur për t’u mbrojtur nga një pushtim eventual rus, për këtë nuk jemi të sigurt”, ka deklaruar Bove, duke shtuar se nuk ka prova që rekrutimi të rezultojë efikas.

Sa i takon kompleksitetit të luftërave moderne, Bove vë në dyshim nëse rekrutët e rinj do të marrin trajnimin e duhur për përdorimin e pajisjeve të avancuara në një periudhë të shkurtër.

“Shikoni se çfarë po ndodh në Rusi me rekrutët. Ata nuk janë të motivuar. Të rinjtë po detyrohen të luftojnë në një kohë kur shumica e tyre do të preferonin të bënin diçka tjetër”, ka deklaruar eksperti.

Në korrik, një ish-mercenar i grupit rus “Wagner” tha për Euronews se kur shërbente në Ukrainë detyra kryesore e tij ishte të sigurohej që rekrutët rusë, të cilët nuk ishin as 21 vjeç, të mos arratiseshin, pasi ngurronin të merrnin pjesë në luftime.

rekrutime sherbimi ushtarak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.