Mato Glluçaj është 23-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij Durmish Glluçaj në fshatin Gjorm të Selenicës.
Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë dhuna e vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj të birit.
56-vjeçari Dyrmish Gllucaj humbi jetën mëngjesin e të premtes. Ishin banorët ata që lajmëruan policinë dhe ambulancën, pasi dëgjuan shpërthimin e fortë, e megjithatë humbi jetën rrugës për në spital.
Në fillim u raportua aksidentale, por doli një skenar vrasjeje organizuar nga i biri.