Policia ka arrestuar një prej autorëve që ka dhunuar paraditen efektivin e policisë dhe vëllanë e tij në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç. Në pranga ka rënë 29-vjeçari B. B., banues në Tiranë.
Policia gjeti dhe sekuestroi 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
