Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sulmet ndaj “Bindjes Demokratike”/ Topollaj: Lulzim Basha i frikësuar

11:54 / April 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha gjume me sy mbyllur 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fabian Topollaj, një ndër themeluesit e Partisë “Bindja Demokratike” ka hedhur poshtë aludimet e segmenteve politike, sipas të cilave partia e re në kampin e djathtë është produkt i kryeministrit Edi Rama apo lojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë të dhënë për “Shqiptarja.com”, Topollaj, ka thënë se të dy palët, si PD-ja ashtu edhe PS-ja, gënjejnë.

Sipas tij  ‘Bindja Demokratike’ është kundër dinozaurëve që kanë ndërtuar sistemin aktual.

Topollaj i është kundërpërgjigjur edhe Sekretarit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, i cili një ditë më parë, tha se vendimi i KQZ për regjistrimin e Bindjes Demokratike nuk është i formës së prerë, duke nënkuptuar mundësinë e ankimimit.

“Mendoj se PD nuk do ta çojë këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor, për shkak se ata, njësoj si ne, e dinë shumë mirë se në aspektin juridik çështja është e kopsitur, pasi Partia Bindja Demokratike ka plotësuar në KQZ të gjithë kërkesat strikte ligjore që kërkohen për regjistrimin e një partie politike. Dje KQZ ka regjistruar edhe një grup tjetër partish, të cilat kishin dorëzuar pranë KQZ të njëjtin dokumentacion si PBD. Nëse PD bën një hap të tillë, nuk tregon gjë tjetër veçse tregon se janë shumë të frikësuar nga lindja dhe krijimi i kësaj partie”, ka thënë Topollaj.

Ky i fundit këmbëngul se sulmet  e PD në adresë të Bindjes Demokratike, vijnë vetëm nga frika e Lulzim Bashës, për shkak të humbjes së pozitës, si opozita kryesore në vend.

“Tregon frikë për shkak se PD mendon se do ta mbajë pozitën si opozita kryesore e vendit me metoda të tjera dhe jo nëpërmjet testimit elektoral. E vetmja mënyrë për të përcaktuar se kush janë përfaqësuesit e vendit është testimi elektoral. Nuk mundet asnjë parti që të mbajë një pozitë të caktuar në shoqëri pa u testuar në zgjedhje”, ka thënë më tej Topollaj.

Lulzim Basha Topollaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.